Historia
Zanafilla e kompanise tone nis ne vitin 1982 kur z. Ferdinand Kokona fillon te prodhoje ne menyre artizanale pantallona, kemisha dhe costume per burra. Fillimisht ai niste me stilimin dhe prerjen e tyre e me pas i qepte. Klientet e tij kryesisht ishin miqte e tij te afert pasi ne kohen e diktatures mungonte tregu i lire. Me pas ne vitin 1987 z. Kokona vendos te krijoje nje dyqan artizanal te qepjes se kostumeve dhe palltove per burra. Porosite beheshin duke u marre masat klienteve dhe kjo punishte numeronte rreth 12 punetore. Me eksperiencen e perfituar nga puna dhe njohurite qe z. Kokona kishte tashme mbi biznesin e veshjeve per burra, vendosi te krijonte kompanine e tij te pare. Me 1 Mars, te vitit 1998 u krijua Meko 98, nje kompani e perpunimit te kemishave me destinacion tregun nderkombetare. Synimi i tij ishte krijimi i nje bizenesi i cili do te ishte lider ne fushen e vet dhe gjithashtu do ti rezistonte kohes duke i kaluar brezave te metejshem
RRETH NESH
Meko 98 eshte nje kompani qe prodhon kemisha klasike dhe sportive per burra/gra me destinacion perfundimtar tregun nderkombetar. Me nje kapacitet prodhimi rreth 2500 kemisha ne dite dhe nje fuqi punetore prej 250 personash, Meko 98 esht nder kompanite lider ne kete sektor per Shqiperine. Kjo kompani sot operon me 2 fabrika te cilat ndodhen ne zonen e Tiranes dhe ate te Vores. Cilesi, Siguri, Shpejtesi jane fjalet qe identifikojne stafin e kesaj kompanie qe sot me me shume se 20 vjet histori ka krijuar nje reputacion mjaft prestigjoz si brenda dhe jashte vendit. Kushtet ne te cilat punetoret tane punojne jane brenda standarteve europiane ku perfshihen; ambjentet me hapesira te bollshme ku punetoret kane mensen e tyre, garderoben personale, dhe parkun perreth fabrikes. Makinerite me te cilat keto punetore punojne jane fjala e fundit e teknologjise nga gjigandi Juki, lider ne fushen e industrise se qepjes. Klientet tane prej me shume se 20 vite jane kryesisht italiane,te cilet vine nga gjithe zonat e Italise (veri dhe jug) per te punuar me ne.Vitet e fundit Meko ka patur kontakte dhe me kompani te tjera nga Turqia, Rumania dhe Arabia Saudite. Klientet tane na vleresojne perkorrektesen dhe gatishmerin qe stafi i Meko 98 shfaq ne pune. Ky vleresim i tyre na ben te ndihemi krenar dhe te vleresuar. Feedback-u pozitiv qe ne marrim prej tyre na shtyn drejt inovacioneve dhe investimeve te reja me qellimin e zgjerimit te aktivitetit tone.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

Ne jemi krenar, ne jemi Meko!

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

.

Ne jemi krenar, ne jemi Meko!
Na Kontaktoni
Mos hezitoni të na kontaktoni për një kuotë të lirë, këshillim të personalizuar, ose thjesht për të kuptuar më në detaje punën tonë.
00355692040511
00355692020394
info@meko.al
Vorë – Shqipëri

Vorë, Albania

Rr. e Dibres – Tirane

Rruga e Dibrës

Rreth Nesh

Zanafilla e kompanise tone nis ne vitin 1982 kur z. Ferdinand Kokona fillon te prodhoje ne menyre artizanale pantallona, kemisha dhe costume per burra.

Na Kontaktoni

  • Tel:
    00355692040511
  • E-mail:
    info@meko.al
  • Oret e Punes :
    E hene – E shtune 7 AM – 4 PM